
Dita nis e kthjellët dhe e ftohtë duke shënuar minimumin prej -5°C, ndërsa duke iu afruar mesditës vranësira kalimtare shfaqen në veri dhe zonat malore, por nuk priten reshje.
Mesdita rrit lehtë vlerat termike në vend, duke ngjitur vlerën maksimale mbi 13°C në zonat jugore.
Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi verior deri në mbrëmje, kur pritet forcim i erës në veri dhe hapësirat detare dhe për pasojë, dallgëzimi në mbrëmje ngjitet në 4 ballë. (A2 Televizion)