
Të mërkurën moti do të jetë i freskët, por me kthjellime e vranësira kalimtare. Mesdita shton vranësirat në territor duke krijuar kushte për reshje afatshkurtra shiu në zona të izoluara.
Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por një rritje me të paktën 2 gradë do të shënojë mesdita duke ngjitur termometrin maksimal mbi 13 gradë në zonat malore dhe deri 18 gradë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, por deri mesatare në mesditë nga drejtimi jugor, ndërsa dallgëzimi në brigjet shqiptare do të jetë i ulët. (A2 Televizion)