
Kthjellimet mbizotërojnë zonat jugore ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare në qendër dhe veri të vendit. Pas mesditës vranësirat bëhen më të dukshme në veri dhe qendër, ndërsa jugu vijon me kthjellime e vranësira lokale.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje me 2-3 gradë sjell mesdita në të gjithë vendin duke shënuar vlera deri 23 gradë në zonat malore dhe mbi 27 gradë në zonat e ultësirës perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi jugor deri pas mesditës kur era vijon jugore, por forcohet ndjeshëm në zonat perëndimore dhe brigjet detare ku dallgëzimi do të ngjitet në 3-4 ballë. (A2 Televizion)