Parashikimi i motit: 28 shkurt 2021

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 09:19 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 28 shkurt 2021

Këtë të dielë, moti vijon kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar skajet Veri-Jug ku pritet zhvillim i përkohshëm i vranësirave, të cilat krijojnë mundësi për ndonjë reshje të izoluar në jugperëndim të vendit.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten kryesisht të kthjellëta. Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie me 2-3 gradë, në të dy vlerat ditore në shtrirjen malore ndërsa më pak e ndjeshme kjo rënie do të jetë në bregdet dhe zonat e ulëta. Vlerat minimale dhe maksimale në rang territori do të luhaten nga 0-18 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë por herë pas here e fortë në Adriatik dhe Jon ku parashikohet dallgëzim deri në 4 ballë. Vlen të theksohet se qarkullimi i masave ajrore në territorin shqiptar ka ndryshuar në orët e para të së dielës. Masat ajrore zbresin nga verilindja e Europës drejt Ballkanit duke zhvendosur masën ajrore të ngrohtë sahariane drejt origjinës së saj.

Sonte në mbrëmje reja e pluhurit dhe rërës së shkretëtirave afrikane largohet edhe nga skaji jugor i Shqipërisë duke i lënë vendin masës ajrore më të ftohtë, e cila do të qarkullojë mbi vendin tonë për disa ditë me radhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos