
Tabloja sinoptike mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, por mundësia për reshje shiu është shumë e vogël. Këto kushte moti vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit vijojnë me një rritje të lehtë, më e ndjeshme rritja gjatë mesditës, duke shënuar vlera maksimale deri 23 gradë celsius në zonat malore dhe deri 27 gradë në zonat perëndimore.
Era vijon të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare me drejtim jugor, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2 ballë. (A2 Televizion)