Parashikimi i motit: 5 shkurt 2021

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 07:21 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 5 shkurt 2021

Këtë të premte, mëngjesi sjell kthjellime dhe vranësira, por mesdita shton kthjellimet në territor. Vonë në mbrëmje, vranësirat bëhen të dukshme në vend, kryesisht në veri dhe qendër.

Temperaturat vijojnë me rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2 minimumi në zonat malore, deri në 18 gradë maksimumi në zonat e ulëta jugore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugor duke ruajtur në det dallgëzimin 2-3 ballë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/05/fundjava-nuk-mjafton-per-shkodren-javen-tjeter-serish-permbytje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos