Dasho: Autoritetet kanë hequr dorë prej kohësh nga menaxhimi i pandemisë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 14:50 | Aktualitet
Dasho: Autoritetet kanë hequr dorë prej kohësh nga menaxhimi i

Mjeku Erion Dasho, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, duke komentuar rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë, u shpreh se “autoritetet kanë hequr dorë prej kohësh nga menaxhimi i pandemisë”.

“Për mendimin tim e kanë lënë të lirë virusin që të qarkullojë në popullatë. Nuk ka menaxhim, por papërgjegjshmëri që në nivelet më të larta. Këtë e tregon tejmbushja e pavionëve të infektivit në spitalet rajonale dhe plotësimi i shtretërve në 3 spitalet Covid. Brenda 3 ditësh, këto spitale patën 120 raste shtesë”, deklaroi Dasho.

Sipas mjekut, masat e marra nga qeveria nuk janë efektive: “Sipas qeverisë, e vetmja zgjidhje është mbajtja e maskave. Madje, kanë vendosur edhe ndalimqarkullimin pas orës 22:00. Në asnjë vend të botës nuk i shohim këto masa. Shqipëria ka hapur klubet, baret dhe restorantet. Në vendet e tjera, kur shtohen rastet, masa e parë është mbyllja e tyre. Pra, është e pakuptimtë kjo që ndodh në Shqipëri, kur policia ndjek qytetarët, ndërkohë që klubet janë plot me njerëz”.

Në lidhje me vaksinat, Dasho theksoi: “Publiku e di mirë që vaksinat që kanë ardhur deri tani kanë qenë për “show”, jo për të adresuar problemin. Dozat që do të vijnë nga Covax janë të mjaftueshme për vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha, por mund të shtrihen edhe tek arsimtarët dhe profesionistët që kanë kontakte të përditshme me qytetarin. Janë të pamjaftueshme për të nisur edhe vaksinimin e të moshuarve, por dozat që do të vijnë më vonë, do ta mbulojnë edhe këtë pjesë të popullsisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos