Parashikimi i motit: 5 mars 2021

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 5 mars 2021

Paraditja e kësaj të premteje vijon me kthjellime, por duke iu afruar mesditës, vranësirat shfaqen gradualisht në gjithë vendin orët e pasdites, sjellin reshje të pakta dhe afatshkurtra shiu në veri dhe ultësirën perëndimore, ndërsa vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet e dobëta përfshijnë thuajse të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie të lehtë do të shënojnë vlerat e mesditës. Dy vlerat ditore do të luhaten nga 1 në 16-17 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në det nga drejtimi jugor deri pas mesditës kur era forcohet në brigjet detare duke arritur deri 55 km/h dhe për pasojë, dallgëzimi në vijën bregdetare do të ngjitet në 4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos