Parashikimi i motit: 7 shtator 2021

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 07:13 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 7 shtator 2021

Edhe dita e sotme vijon me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave në zonat perëndimore, vranësira më të dendura do të ketë në lindje të vendit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shi të izoluar.

Edhe gjatë natës, vranësirat mbeten prezente në territor. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes duke shënuar minimumin 11°C, por nuk ndryshojnë vlerat e mesditës, kur ruhet maksimumi në rang vendi rreth 30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor në pjesën më të madhe të ditës. Përjashtim bëjnë 2-3 orët e para të pasdites kur era forcohet në perëndim, nga Shkodra në Kavajë duke aktivizuar në brigjet e Adriatikut dallgëzim 3-4 ballë, por deri 2 ballë, ngjitet dallgëzimi në brigjet jugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos