
Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar.
Sot priten shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, kur priten edhe rrebeshe të përkohshme në zonat jugore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por nuk ndryshojnë vlerat e mesditës, ndërsa dy vlerat ditore sot variojnë nga 13 në mbi 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare dallgëzimi të mbetet rreth 3 ballë. (A2 Televizion)