
Vijon paraditja e kthjellët dhe e ftohtë në të gjithë vendin. Temperaturat në orët e para të ditës kanë zbritur në -8°C në zonat e thella malore, ndërsa nga 0 në 4°C për ultësirën perëndimore.
Orët e mesditës dhe në vijim sjellin vranësira në të gjithë vendin, ndërsa në mbrëmje pritet të fillojnë reshjet e shiut dhe dëborës.
Temperaturat maksimale në mesditën e sotme do të ngjiten deri 13°C në vijën bregdetare, ndërkohë era do të forcohet gjatë pasdites në bregdet dhe det të hapur, ku do të aktivizohet dallgëzim mbi 3 ballë. (A2 Televizion)