Parashikimi i Nishanit, ish-presidenti tregon bashkitë që mund të fitojë “Rithemelimi”

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 20:56 | Politikë
Parashikimi i Nishanit, ish-presidenti tregon bashkitë që mund të

Në emisionin Debat në A2 CNN, ish-presidenti Nishani ka bërë dhe një parashikim në bazë të kalkulimeve të bashkive që mund të fitojë koalicioni i drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe ku bën pjesë dhe LSI, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas Nishani, analizat projektojnë një probabilitet më të madh që Rithemelimi të fitojë bashkitë e Shkodrës dhe Peshkopisë, ndërsa në 4 të tjerat mundësia është më e ulët.

“Kemi nisur një punë me shpejtësi në terren. Primaret na ndihmuan. E kemi një kalkulim. Mund të them që në Shkodër analizat projektojnë një probabilitet 90% për ta fituar. Tek bashkia e Peshkopisë kalkulimet nxjerrin një mundësi 80% për ta fituar bashkinë. Në Durrës kemi një kalkulim me probabilitet 60% dhe në bashkitë e tjera jemi 50 me 50% me PS”, u shpreh Nishani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/01/pse-lsi-vendosi-te-dale-ne-zgjedhje-me-kandidatet-e-rithemelimit-xhixho-pergjigjet-ne-debat/
https://a2news.com/2022/02/01/parashikimi-i-nishanit-ish-presidenti-tregon-bashkite-qe-mund-te-fitoje-rithemelimi/
https://a2news.com/2022/02/01/zgjedhjet-e-pjesshme-dervishi-test-per-fuqine-elektorale-brenda-pd/
https://a2news.com/2022/02/01/nishani-ne-debat-keto-zgjedhje-jane-shume-te-rendesishme-per-rithemelimin-per-te-treguar-forcen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos