Paratë e Ndragetës në Tiranë? Balla: Pyesni Bashën, përshëndes verifikimet e SPAK

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 11:00 | Politikë
Paratë e Ndragetës në Tiranë? Balla: Pyesni Bashën,

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla, përshëndeti verifikimet e nisura nga SPAK në lidhje me hetimet e Antimafies italiane, mbi një grup kriminal që pretendonte se kishte kontakte me politikanë të nivelit të lartë në Tiranë.

Sipas Ballës, politikanët italianë të përfshirë në këtë çështje kanë njohje me kryedemokratin Basha.

“Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës, e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqenëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni”, tha Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/23/debati-per-pergjimet-pd-akuza-veliajt-kryebashkiaku-lajme-te-rreme/
https://a2news.com/2021/01/23/pergjimet-e-antimafias-italiane-bardhi-sherbetori-i-ndragheta-duhet-te-ishte-para-spak/
https://a2news.com/2021/01/24/kellici-erion-veliaj-ortak-me-mafien-italiane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos