Përgjimet e antimafias italiane, Bardhi: Shërbëtori i Ndragheta duhet të ishte para SPAK

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 17:30 | Politikë
Përgjimet e antimafias italiane, Bardhi: Shërbëtori i Ndragheta

Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Gazment Bardhi edhe njëherë për përgjimet e antimafias italiane të publikuara ditët e fundit në disa media.

Sipas numrit dy të demokratëve, këto përgjime treguan edhe njëherë pushtetin e kalbur nga korrupsioni të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Bardhi akuzoi Veliaj se e ka shndërruar kryeqytetin në një lavatriçe për pastrimin e parave të mafies.

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më pare”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos