Tabaku njihet me shqetësimet e banorëve të Zall Herit: Jetojmë si në Mesjetë

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 13:48 | Politikë
Tabaku njihet me shqetësimet e banorëve të Zall Herit:

Përfaqësuesja demokrate Jorida Tabaku është takuar këtë të diel me banorë të Zall Herit, të cilët e kanë njohur me shqetësimet e tyre. Ata thonë se vuajnë nga kushtet e infrastrukturës dhe janë të braktisur, ndërkohë që morën premtimin e demokrates se gjithçka do të ndryshojë pas 25 prillit.

 “Jetojmë si në mesjetë. Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, po e dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, - thonë banorët.

Përballë këtyre shqetësimeve, Tabaku bëri përgjegjës kryeministrin Rama, i cili sipas saj  nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë të drejtuar nga e majta, por i gënjen banorët me një thes miell.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos