“Parimi që “kush fiton më shumë, paguan më shumë”, duhet ndjekur jo vetëm për të punësuarit”

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 23:05 | Ekonomi
“Parimi që “kush fiton më shumë, paguan më

Elton Haxhi, ish-zv/ministër i Financave, deklaroi në studion e “A2 Business” se “parimi që “kush fiton më shumë, paguan më shumë”, duhet ndjekur jo vetëm për të punësuarit”.

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ishte shprehur më parë se që në vitin 2013, qeveria ka zbatuar parimin bazë që kush fiton më shumë, taksohet më shumë.

“Me ndryshimet e pagave ndër vite, lindi nevoja për të patur një përjashtim të tatimit mbi të ardhurat për pagat mbi 40 000 lekë. Janë 71 500 qytetarë që do të përfitojnë nga kjo. Nga 40 001-80 000 janë 58 mijë persona që përfitojnë”, theksoi Gjylameti.

Por, Elton Haxhi kërkoi që ky parim të ndiqej edhe për pjesë të tjera të aktivitetit ekonomik.

“Fatkeqësisht, vitin e kaluar ndodhi një përjashtim i biznesit të vogël dhe të të vetëpunësuarve, që u përjashtuan deri në fashën 14 milionë. Parimi që “kush fiton më shumë, paguan më shumë”, duhet ndjekur jo vetëm për të punësuarit. Problemi nuk është që të mos taksojmë punësimin, por të taksojmë ata që nuk taksohen: biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit. Çështja është pse u përjashtuan nga tatimi ata që u përjashtuan, pikërisht përpara zgjedhjeve? Çështja e dytë është se problemi ynë nuk është taksimi, por paga. Njerëzit po ikin sepse është paga e ulët, jo sepse është taksa e lartë. E treta, me gjithë ndryshimin pozitiv në taksimin e pagës, nëse paga minimale rritet, do të ketë një kosto më të lartë për të punësuarit”, deklaroi Haxhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos