Rritet edhe nafta për jahtet, Brahaj: Shembull sesi qeveria krijon lehtësira, pastaj thotë se nuk ishin të studiuara mirë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 22:50 | Ekonomi
Rritet edhe nafta për jahtet, Brahaj: Shembull sesi qeveria krijon

Një nga risitë e projektbuxhetit është dhe rifutja në skemën e akcizës të naftës që përdoret për jahtet, që kohët e fundit ka tërhequr në portet shqiptare disa nga mjetet më luksoze të Mesdheut.

Sipas Aranita Brahaj, drejtoreshës ekzekutive e Open Data Albania, ky që duket një detaj tregon në fakt një dukuri shqetësuese për disa nga iniciativat  e qeverisë.

 “Nuk e di se çfarë efekti financiar mund të ketë, por ajo që me shqetëson në këtë detaj është që krijojmë lehtësira duke menduar se rrisim atraksionin për turizmin elitar, dhe po e njëjta qeveri thotë se kjo nuk ishte e studiuar siç duhet, nuk kishte efekte, dhe fillon e bën korrigjime që nuk dihet se çfarë efektesh do të kenë. Kemi tentuar të jemi atraktiv dhe tani themi jo se jahtet ato vijnë vetëm për të bërë furnizim dhe nuk na leverdis”.

https://a2news.com/2021/11/03/gjylameti-tregon-ne-a2-business-pse-u-vendos-akciza-6-leke-per-gazin/

Dhe ky nuk duket një rast i izoluar.  “Është shembull edhe ai me gazin e automjeteve. I është lënë konsumatorëve mundësia e blerjes së makinave me gaz, duke përfituar nga kosto e ulët, dhe tani rritet tarifa”, thotë Brahaj e ftuar në A2 Business. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos