
Ndërkohë që presidenti Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndodhen ende në bisedime që sipas burimeve, mund të zgjasin më shume sesa parashikohej, tentativat e dialogut diplomatik mund të marrin një goditje nga vendimi i parlamentit rus për t’ i kërkuar presidentit rus njohjen e dy republikave separatiste në Ukrainë, ajo e Luhanskut dhe Donjeskut.
Nga viti 2014, kur filloi konflikti i armatosur në Ukrainë, dy provincat lindore, me një popullsi me shumicë ruse, kanë qenë protagoniste të një lufte që shkaktoi më shumë se 14 mijë viktima.
Autoritetet e Moskës nga ai moment kanë shpërndarë në ato zona rreth 720 mijë pasaporta ruse. Vendimi i parlamentit nuk është detyrues për Putin, por një njohje zyrtare e separatistëve do të përfaqësonte fundin e procesit të paqes me Ukrainën, ashtu si dhe marrëveshjes së Minskut, që parashikonte thjesht një autonomi të atyre zonave. (A2 Televizion)