Parlamenti ukrainas njeh pushtimin rus si gjenocid

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 17:58 | Bota
Parlamenti ukrainas njeh pushtimin rus si gjenocid

Parlamenti i Ukrainës, në mbledhjen e tij të fundit ka njohur aksionet e Rusisë dhe ushtrisë së saj si një gjenocid ndaj popullit ukrainas.

Deputetët ukrainas gjithashtu i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar të dënojnë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që janë ndërmarrë nga pushtuesit rusë në Ukrainë.

Më herët, termi se në Ukrainë po kryej një gjenocid u përmend nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili pasua nga kryeministri kanadez dhe ish-presidenti Donald Trump.

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po përballet me raundin e dytë të zgjedhjeve për rikonfimimin e tij në detyrë, bëri thirrje që të bëhet kujdes me termat pasi nuk kontribuojnë në arritjen e marrëveshjes së paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos