Rusia tregon kushtin që duhet plotësuar për një takim Putin-Zelensky

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 14:57 | Bota
Rusia tregon kushtin që duhet plotësuar për një takim

Rusia ka bërë me dije se që të takohet Vladimir Putin me Volodymyr Zelensky, duhet përgatitur një dokument gati për firmosje nga të dy udhëheqësit.

Në daljen e tij të përditshme para mediave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Presidenti rus ka refuzuar takimin me homologun e tij ukrainas.

Peskov tha: “Presidenti nuk e ka refuzuar kurrë takimin, por duhen plotësuar kushtet e përshtatshme për një takim të tillë. Kushti kryesor është përgatitja e një dokumenti që kërkon vetëm firmën”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/14/ukraina-pas-50-ditesh-sulmesh-ruse-permes-fotove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos