
“Ai u kthye në vendin e tij, ai u kthye në shtëpi”. Me këtë shkrim, shoqëruar me një video, Parma ka zyrtarizuar rikthimin e Gigi Buffon te Parma pas 26 vitesh.
Portieri 43-vjeçar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin në të cilin ai u rrit dhe në ekipin që bëri debutimin në Serie A në moshën 17 vjeç kundër Milanit më 19 nëntor 1995. Prezantimi i tij është planifikuar më 22 qershor.
Ai vendosi për ekipin e tij Parma, me synimin për t'i kthyer përsëri në Serie A. (A2 Televizion)