
Partia Socialiste festoi 31-vjetorin e themelimit. Ky përvjetor i gjen të majtët sërish në pushtet për të tretën herë radhazi.
Ceremonia u organizua ne oborrin e PS, pa fjalime te rastit. Në festime munguan ish-lideri Fatos Nano dhe presidenti Ilir Meta.
E ftuar ishte edhe kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, por zgjodhi të mos ishte e pranishme duke u përfaqësuar nga Endrit Braimllari dhe Erisa Xhixho.
I pranishëm po ashtu në festë ishte edhe Agron Duka, kreu i PAA-së.
Ish kryeministri dhe themeluesi i PS-së Fatos Nano, mungoi edhe pse sot vetë kryeministri Edi Rama i kishte kushtuar një postim falënderimesh në Facebook.
“Mirëmëngjesi… dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë”, ishin fjalët e kryeministrit. (A2 Televizion)