Partia Socialiste, pranë fitores së bashkisë së pestë

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 04:15 | Politikë
Partia Socialiste, pranë fitores së bashkisë së pestë

Pas rezultateve të para që dolën në Elbasan, Vorë dhe Kamzë, aty ku votimi ishte elektronik dhe kandidatët e majtë shpallën fitoren, si dhe bashkisë së Pustecit, gati kanë siguruar edhe bashkinë e Delvinës.

Deri në orën 04:10 janë numëruar votat e 17 kutive nga 22 në total në këtë bashki dhe kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Veli, kryeson bindshëm me 2253 bota kundrejt Ilir Mehmetit nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili ka marrë 1343 vota.

Kjo diferencë votash është aq e madhe sa tashmë nuk pritet të ketë surpriza për fituesin me votat e kutisë së fundit.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos