Partizani “frenon”, rrezikon të humbasë kreun

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 15:16 | Futboll
Partizani “frenon”, rrezikon të humbasë kreun

Partizani u ndal në barazim 1-1 nga Kastrioti këtë të shtunë, duke rrezikuar të humbasë vendin e parë në renditje nëse Tirana mund Bylisin gjatë pasdites.

“Të Kuqtë” ishin dominues përgjithësisht gjatë lojës, por nuk arritën të konkretizonin me gola paraqitjen e tyre. Në të 54’, Cara kaloi Partizanin në epërsi falë një 11-metërshi, por pas vetëm 12 minutash krutanët barazuan gjithçka  falë një goli të Zogajt nga distanca.

Partizani vijon të jetë në krye të Kategorisë Superiore me 30 pikë, ndërsa Tirana e ndjek me dy pikë më pak.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos