Partizani fundos Teutën, Vllaznia nuk humb terren

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 19:59 | Futboll
Partizani fundos Teutën, Vllaznia nuk humb terren

Java e nëntë e kategorisë superiore nisi me konfirmimin se Partizani mbetet ekipi për t'u mundur.

Të kuqtë fituan 4-1 në transfertë me Teutën, me dy golat e Hotit dhe rrjetat e Da Silvës e Skukës. Një ndeshje ku ekipi i Collela dominoi në të gjitha drejtimet dhe përforcon kryesimin, duke krijuar një distancë sigurie nga rivalët.

Në anën tjetër, me këtë disfatë Teuta vijon të fundoset në renditje. Durrsakët janë të parafundit me vetëm 7 pikë, teksa kanë mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 15 gola të pësuar.

Fitore 2-1 e Vllaznisë përballë Bylisit. Marku e Jonuzi i dhanë tre pikët shkodranëve, të cilët nuk humbasin terren nga kreu. Mallakastriotët në anën tjetër hyjnë zyrtarisht në krizë pas tre humbjeve me radhë në kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos