Partizani i pafat, dominon në transfertën e Champions, por e pëson nga dy kundërsulme

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 22:02 | Futboll

Partizani është eliminuar nga Champions League, pasi është mundur 2-0 në transfertë nga bjellorusët e Bate Borisov.

Edhe pse dominuan thuajse gjatë gjithë takimit, kampionët e Shqipërisë e pësuan me dy kundërsulme në pjesën e dytë nga Bate. Ishte minuta e 71 kur Bate shfrytëzoi në maksimum një nga rastet e rralla duke realizuar golin e avantazhit.

Në vijim, Partizani bëri të gjitha përpjekjet duke krijuar raste të shumta, por mungoi konkretizimi para portës. Në minutën e 12 të shtesës, bjellorusët realizuan edhe golin e dytë, i cili vulosi kalimin e turit për ta.

Ndërkohë, “Demat e kuq” do të vazhdojnë aventurën e tyre në Europë në Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos