Partizani mposht Laçin, Vllaznia përmbyset nga Kastrioti

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 20:15 | Futboll
Partizani mposht Laçin, Vllaznia përmbyset nga Kastrioti

Partizani fitoi ndaj Laçit me rezultatin 2-1, duke shuar shpresat (nëse kishin mbetur sadopak) të kurbinasve për titullin kampion.

Bitri dhe Skuka ishin autorët e golave për të kuqtë, ndërsa për kurbinasit nuk mjaftoi goli i Adeleke.

Partizani kthehet kështu te fitorja pas tre ndeshjesh radhazi pa njohur suksesin, ndërsa shkon në kuotën e 38 pikëve, në vendin e pestë në klasifikim, ndërsa Laçi pëson humbjen e dytë radhazi, por ruan vendin e dytë të renditjes, me 46 pikë, plot 14 pas Tiranës kryesuese.

Ndërkohë, Vllaznia humbi në shtëpi ndaj Kastriotit, kur deri në minutën e 80 kryesonte 1-0, falë golit të Aralicës (46’).

Ekipi nga Kruja shënoi dy gola të shpejtë me anë të Edon Hasanit, duke përmbysur gjithçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos