Pedri thyen Sevilla, Barcelona ngjitet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 23:35 | Futboll
Pedri thyen Sevilla, Barcelona ngjitet në vendin e dytë

Barcelona nuk ndalet më. Skuadra e Xavi regjistroi fitoren e gjashtë me radhë në La Liga. “Blaugranat” mposhtën minimalisht Sevillan, me golin e shkëlqyer të realizuar nga Pedri, 18 minuta përpara fundit të lojës.

Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në vendin e dytë në renditje, ku barazon andaluzianët dhe Atletico Madrid, me 11 pikë distancë nga Reali i Madridit.

Megjithatë, katalanasit kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. Në takimet e tjera, fituan Betis dhe Bilbao, teksa derbi i shqiptarëve Balliu-Uzuni u mbyll në paqe, me Granadan që barazoi 2-2 përballë Rajo Vallecanos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos