Van Gaal me kancer, por nuk dorëzohet: Asgjë nuk do të më pengojë të jem në Botëror

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 12:37 | Futboll
Van Gaal me kancer, por nuk dorëzohet: Asgjë nuk do të më

Bota e futbollit është në ankth për Louis van Gaal. Trajneri holandez bëri publike se vuan prej kohësh një formë agresive të kancerit të prostatës. 70-vjeçari që pritet të drejtojë kombëtaren e Holandës dhe në Kupës  e Botës Katar 2022, zbuloi në një intervistë se i është nënshtruar dhe terapive intensive për kurimin e sëmundjes. Tekniku nuk i kishte thënë lojtarëve për gjendjen e tij shëndetësore me idenë se situata e tij do të përmirësohej.

“Prej disa kohësh, vuaj nga kanceri i prostatës. Lojtarët nuk e dinë. Por besoj se kjo nuk do të më pengojë të drejtojë Kombëtaren në Kupën e Botës në Katar”, tha Van Gaal. “Zakonisht nuk vdes nga kanceri i prostatës, ose të paktën në 90% të rasteve. Janë sëmundjet e tjera që ke që të vrasin. Por unë kam një formë shumë agresive, i jam nënshtruar terapisë me rreze 25 herë. Më pas, duhet të bësh shumë menaxhim të vetes, dhe të vazhdosh jetën”.

Louis van Gaal shtoi se deri më tani kishte kaluar 25 seanca kimioterapie dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos