Tirana dhe Partizani, luftë në distancë për titullin

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 07:11 | Futboll
Tirana dhe Partizani, luftë në distancë për titullin

Vijon lufta në distancë mes Tiranës dhe Partizanit për titullin kampion. Sot fillon dhe java e 20 e Kategorisë Superiore ku gjithçka nis në orën 13:00 më ndeshjen Egnatia–Tirana.

Bardheblutë kryesojnë kampionatin më një pikë më shumë se Partizani dhe një hap fals do të ishte i pafalshëm për skuadrën e Orges Shehit.

Ndërkohe Partizani i Kolelës pret në shtëpi Laçin, një skuadër që objektiv ka Europën dhe do të bëj çmos për të dalë më pikë nga kjo sfidë.

Tre ndeshjet e tjera janë programuar për të martën ku Teuta sfidon Bylisin, Erzeni përballet me Kastriotin dhe ndeshja që mbyll javën është ajo mes Kukësit dhe Vllaznisë në orën 19:00 në Loro Boriçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos