
Partizani nuk mori dot më shumë se një barazim në Fier, duke mos barazuar dot Vllazninë në renditjen e Kategorisë Superiore. Të kuqtë e mbyllën ndeshjen në 1-1, pasi ishin duke humbur. Në të 14-n, Hakaj i dha epërsinë Apolonisë duke shënuar një autogol në portën e tij. Për Partizanin pika u shpëtua nga Lucas, i cili barazoi në të 76-n.
Në kryeqytet, Tirana mundi pa shumë shqetësime Bylisin, duke u ngjitur në renditje, por gjithsesi ende larg zonës së kualifikimit për në kompeticionet europiane. Behiratche në fund të pjesës së parë dhe Ismajlgeci në të 75-n shënuan dy golat e fitores 2-0 për bardheblutë. Më vonë, gjatë ditës, Kukësi pret Laçin, ndërsa Vllaznia kryesuese viziton Teutën në Durrës. (A2 Televizion)