Vaksinohet Pele: Ditë e jashtëzakonshme, të mos e ulim vigjilencën

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 13:13 | Futboll
Vaksinohet Pele: Ditë e jashtëzakonshme, të mos e ulim

Sot është një ditë e jashtëzakonshme shkruan legjenda braziliane e futbollit, Pele, ndërsa njofton se ka marrë vaksinën anti-Covid-19.

Me një foto në rrjetet sociale, ku 80-vjeçari shfaqet me maskë, duke iu injektuar vaksina në krahun e djathë.

“Pandemia nuk ka mbaruar ende. Duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat dhe të bëjmë kujdes për sa kohë jo të gjithë janë vaksinuar. Të vazhdojmë të higjienizohemi, të qëndrojmë në shtëpi nëse është e mundur dhe kur të dalim, të ruajmë distancën sociale. E gjithë kjo do të kalojë nëse mendojmë për njëri-tjetrin”, shkruan ikona e futbollit botëror, që së shpejti do të ketë dhe një dokumentar në Netflix, kushtuar jetës dhe karrierës së tij të lavdishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos