Partizani dhe Kukësi u ndan me një pike nga sfida e luajtur në “Air Albania”. Rezultati 1-1 është i drejtë duke parë rastet nga të dyja anët, edhe pse Partizani në pjesën e dytë u duk më këmbëngulës dhe mund të kalonte në avantazh në sekondat e fundit shtesë.
Partizani dhe Kukësi u ndan me një pike nga sfida e luajtur në “Air Albania”. Rezultati 1-1 është i drejtë duke parë rastet nga të dyja anët Partizani e fillon më mirë pjesën e dytë dhe legjitimon presionin me golin e Carës në minutën 6 Kukësibarazon rezultatin me Feizhao pas një aksioni të bukur në minutën 70
Në minutën 31, ndeshja u ndërpre pas fikjes së prozhektorëve që solli ndërprerjen e lojës për disa minuta. Pjesa e parë në ekuilibër pati një rast të madh vetëm minutën e fundit, ku gjuajtja e kroatit Edi Basha u prit mrekullisht nga Alban Hoxha.
Partizani e fillon më mirë pjesën e dytë dhe legjitimon presionin me golin e Carës në minutën 65. "Demat" mund të vulosnin rezultatin por Mala gabon, ndërkohë që Kukësi përfiton duke vënë baraspeshën me Feizhao pas një aksioni të bukur në minutën 70.
Partizani shton presionin por nuk arrin më të rrezikojë seriozisht deri në sekondat e fundit me një goditje koke të Saliou që sheh portierin e Kukësit Tafas të vëmendshëm.
Me barazimin e sotëm, Kukësi konfirmon gjendjen e mirë dhe kap përkohësisht majën e Superiores me 8 pikë, ndërkohë që Partizani ende nuk di të fitojë, dhe ka 4 pikë në renditje. (A2 Televizion)