Prej 100 vitesh fshihej në thellësinë e ujërave pranë Francës, kujtim i hidhur i tmerrit të shkaktuar në ato brigje gjatë luftës së parë botërore.
Sot del në pah, i parrezikshëm por ende i rrethuar nga legjenda e tij. Është mitiku U Boot, nëndetësja gjermane që i siguroi Berlinit për shumë kohë dominimin në detin e veriut dhe jo vetëm.

Nëndetësja në fjalë, me kodin UC-61, ka një histori të veçantë, sepse sipas përllogaritjeve të historianëve ka fundosur të paktën 11 anije tregtare deri në vitin 1917, vit kur pësoi avari dhe u fundos në bregun pranë lokalitetit Boulogne-sur-Mer.

Për shumë kohë, nëndetëset gjermane dominuan ujërat kontinentale duke terrorizuar anijet tregtare të gjithë botës.
Këto mjete të teknologjisë së lartë për kohën ende mbajnë rekorde të pathyera në historinë e luftërave në mbarë botën.

Lothar von Arnauld de la Perière, komandanti gjerman rekordmen "fundosjesh"
Komandanti i një nga prej këtyre U-Boot, Lothar von Arnauld de la Perière, mban rekordin e gjitha kohërave me 189 anije të fundosura. (A2 Televizion)