
Supermodelja, Stella Tennant, u nda nga jeta papritur në moshën 50-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familja e saj, të cilët nuk dhanë detaje mbi shkaqet e vdekjes.
Tennant hyri në botën e modës në fillim të viteve 1990 dhe ishte pjesë e skuadrës së supermodeleve, ku bënin pjesë Naomi Campbell, Kate Moss dhe Claudia Schiffer.
Përgjatë karrierës së saj, Tennant sfiloi për markat më prestigjioze të modës, përfshirë Chanel, Balenciaga, Alexander McQueen, Valentino, Versace dhe Jean Paul Gaultier.
E njohur për pamjen e saj të mprehtë dhe modelin e shkurtër të flokëve, stili i guximshëm i Tennant tërhoqi vëmendjen e Karl Lagerfeld, i cili e cilësoi atë si fytyrën e Chanel në 1996.
Tennant ishte gjithashtu e famshme për rrënjët aristokrate pasi gjyshërit e saj ishin Duka dhe Dukesha e Devonshire. Ajo u martua me fotografin francez David Lasnet, me të cilin ka katër fëmijë, por nuk e ndaloi karrierën e saj të modelimit thuajse asnjëherë.
Shfaqja e fundit e saj ishte në pistën Valentino Haute Couture Pranverë/ Verë 2020. (A2 Televizion)