Pas Bashës, gjobë dhe heqje patente edhe për Monika Kryemadhin

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 13:05 | Aktualitet

Policia ka proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit edhe për Monika Kryemadhin, pasi u bashkua në mbrojtjen e Teatrit mbrëmjen e së premtes.

“Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 - 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar. Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtin ndëshkim mori edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, madje dy herë radhazi, pasi një takimi që ai pati me qytetarët në Durrës, si dhe mbrëmjen e së enjtes, teksa ishte te Teatrin në mbrëmje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/14/theu-rregullat-e-koronavirusit-gjobitet-dhe-i-hiqet-patenta-lulzim-bashes/
https://a2news.com/2020/05/15/gjobat-dhe-heqja-e-patentes-se-bashes-reagon-edi-rama/

A2 CNN Livestream

Latest Videos