Përfundon në barazim derbi i shqiptarëve

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 20:00 | Futboll
Përfundon në barazim derbi i shqiptarëve

Një derbi shqiptarësh që mbyllet në paqe. Zvicra dhe Kosova nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë miqësor mes dy përfaqësueseve.

Një atmosferë e bukur, me një numër të madh tifozësh, u krijua në “Lecigund Stadium” në Zyrih, ku qindra mijëra shqiptarë kishin ardhur të mbështesnin skuadrën dardane, kjo edhe për shkak se u cilësua një derbi nga numri i madh i lojtarëve shqiptarë që Zvicra ka në organikën e skuadrës.

Një duel me ritëm dhe i luftuar për 90 minuta. Fraksioni i parë u karakterizua nga shumë faulla në mesin e fushës, me lojtarët që ishin të përfshirë më tepër seç duhej emocionalisht. Rastin më të mirë e kishte Valon Berisha, por saktësia mungoi. Edhe Xherdan Shaqiri kishte mundësi të tundte rrjetën e Muriqit, por nuk ia doli dot.

Pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që kaloi në avantazh me Rashicën, falë një gabimi në mesfushë të zviceranëve. Mirëpo avatanazh ky që nuk zgjati shumë, pasi vetëm 10 minuta më vonë, zviceranët barazojnë me Lotombën, pas një daljeje të gabuar të portierit.

Kaq mjaftoi që kjo sfidë miqësore, e para në histori për dy skuadrat, të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos