
Manchester City, edhe pse me shumë lojtarë të rinj në fushën e lojës, ka marrë një fitore 4-1 në FA Cup ndaj Port Vale, duke kaluar në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni në Angli.
Zinchenko ishte autor i golit të parë, ndërsa Aguero realizoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë.
Me të nisur pjesa e dytë, mbrojtësi 17-vjeçar Harwood-Bellis realizoi golin e parë të tij me skuadrën e Manchester City-t, ndërsa goli i katërt u shënua nga talenti Foden.
Ndërkohë, Manchester United nuk ia ka dalë të sigurojë biletën për raundin e ardhshëm duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Wolves. Megjithatë, tashmë “djajtë” do të luajnë në fushën e tyre për të mësuar nëse do të kalojnë më tej në FA Cup apo jo. (A2 Televizion)