
Barcelona ka vuajtur shumë në derbin ndaj Espanyol dhe në fund nuk ka mundur dot të merrte më shumë se 1 pikë.
Pavarësisht situatës aspak të këndshme që po kalon Espanyol, i cili mban vendin e fundit në La Liga, në këtë ndeshje kanë lënë totalisht në hije, Messi-n e Griezmann, ndërsa Suarez u shpall lojtari i ndeshjes, e cila u mbyll në barazim 2-2.
Lopez shënoi për Espanyol në minutën e 23, ndërsa Suarez barazoi me nisjen e pjesës së dytë. Më pas, uruguaiani dhuroi një asist të jashtëzakonshëm për Vidal që realizoi me kokë.
Por ndeshja mori një tjetër rrjedhë kur De Jong la fushën e lojës pas dy kartonëve të verdhë, në minutën e 75-të. Lojtarët e Espanyol besuan dhe e gjetën golin e barazimit me anë të kinezit Wu Lei, 2 minuta para mbylljes së kohës së rregullt.
Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 40 pikëve, duke rimarrë vendin e parë, por tashmë me pikë të barabarta me Realin. Në anën tjetër, Espanyol mbetet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë në 19 ndeshje. (A2 Televizion)