Pas disfatës në Champions, Juventus zhgënjen dhe në kampionat

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 19:56 | Futboll
Pas disfatës në Champions, Juventus zhgënjen dhe në

Juventusi ka pësuar një tjetër disfatë pas asaj në Champions League përballë Chelsea, kësaj here në kampionat.

Bardhezinjtë u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1 në shtëpi nga Atalanta, e cila vazhdon të tregojë se është një kockë e fortë në kampionatin italian.

Goli për miqtë u shënua nga Duvan Zapata në minutën e 27 të pjesës së parë dhe deri në fund të takimit ky rezultat nuk ndryshoi, ndonëse vendasit u përpoqën me të gjithë mënyrat.

Pas kësaj humbje, Zonja e Vjetër renditet në vendin e 8 në kampionat me 21 pikë të grumbulluara pas 13 javësh, ndërsa Atalanta vijon ngjitjen drejt kreut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos