
Pas më shumë se dy muajsh pritje, kompeticioni më i ndjekur i futbollit europian rikthehet këtë të martë me duelet e para të fazës së 1/8.
Në letër ndeshja më e fortë shihet ajo mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Dy skuadra pretendete për këtë trofe do të matin forcat në “Santiago Bernabeu” me synimin e vetëm për të fituar. Lajmi I mirë për trajnerin Karlo Ancelotti është se do të ketë në dispozicion të gjithë organikën e skuadrës për këtë arsye nuk ka justifikime të tjera.
Nga ana tjetër nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kryeqytetasit e Francës, të cilët duhet të bëjnë llogaritë pa Ramos dhe Herrera ndërsa Mbappe është në dyshim si pasojë e një dëmtimi në ndeshjen e fundit përballë Rennes.
Dueli tjetër është ai mes gjigandëve të Manchester City dhe Sporting. Në letër anglezët janë dukshëm më favoritë mirëpo futbolli prandaj është i bukur, askush nuk e di fundin. Qytetarët vuajnë mungesën e Grealish, Mendy , Plamer dhe Walker, por sipas ekspertit Pep Guardiola, skuadra është gati për të fituar.
E mërkura ia lë vendin dy supersfidave si Inter-Liverpool dhe Salsburg-Bayern Mynihut. Zikaltërit e Milanos kanë një lumë me mungesa, si Barella, Bastoni, Gosens dhe Correa ndërsa të kuqtë ndodhen në një situatë të favorshme pasi do të luajnë me formacionin më të mirë.
Nga ana tjetër Bayern Mynihut ka një duel të lehtë në letër përballë Salsburg në tranfertë. Gorecka dhe Neuer të dëmtuar janë dy mungesat e sigurta për teknikun Nagelsman. Duelet e Champions League do të luhen të martën dhe të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)