Fundi i ndeshjes Belenenses-Vitoria Guimaraes, e vlefshme për kampionatin portugez, bëri që të shikonim një skenë të rrallë në botën e futbollit.
Ricardo Quaresma, ish-lojtar i Barcelonës dhe Interit, vendosi që të merrte në krahë kundërshtarin që ishte dëmtuar dhe po kërkonte ndihmën e mjekëve.
Sulmuesi ishte i bindur se Alfonso Sousa po mundohej të humbte kohë dhe vendosi që ta nxirrte vetë nga fusha. (A2 Televizion)