“Çmendet” derbi katalanas, 4 gola dhe dy kartonë të kuq. Bare luan 60 minuta

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 08:30 | Futboll
“Çmendet” derbi katalanas, 4 gola dhe dy kartonë të

Një ndeshje e “çmendur” ishte ajo mes Espanyol dhe Barcelona, ku në fund të 90 minutave, gjithçka përfundoi me rezultatin final 2-2.

Pedri shënoi i pari për katalanasit, ndërsa Espanyol u përgjigj me dy gola, duke përmbysur gjithçka.

Darder dhe Raul de Tomas trembën jo pak Barcelonën dhe kur dukej se dueli po shkonte drejt përfundimit me disfatë për ekipin e Xavi, Luuk De Jong barazoi shifrat me një gol të bukur me kokë.

Keidi Bare, mesfushori i kombëtares sonë, e nisi si titullar takimin dhe luajti 60 minuta.

Po në shtesë, arbitri ndëshkoi me karton të kuq Pique dhe Melamed për një sherr mes tyre në mesin e fushës.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid fitoi 4-3 përballë Getafe, duke barazuar me pikë Barcelonën. Aktualisht, dy skuadrat ndodhen në kuotën e 39 pikëve, përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë. Ndërsa, Reali vijon të kryesojë klasifikimin edhe pas barazimit pa gola me Villarreal.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos