“Plas” tek United, marrëdhënia Cristiano-Rangnick arrin pikën kulmore

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 13:39 | Futboll
“Plas” tek United, marrëdhënia Cristiano-Rangnick arrin

Manchester United po përjeton një krizë të thellë rezultatesh dhe trajneri Ralf Rangnick, nuk ka më mbështetjen e “peshave të rënda” të skuadrës, me Cristiano Ronaldon në krye.

Sipas “AS”, sulmuesi portugez mendon se gjermani nuk ka nivelin e duhur për të drejtuar një ekip të madh, ndërkohë që vetë trajneri ka kritikuar Cristianon për mungesën e golave: “Ai duhet të shënojë më shumë, kjo është e qartë”.

Këto fjalë kanë bërë që krisja mes të dyve të bëhet e pakthyeshme.

https://a2news.com/2022/01/20/plas-te-united-cristiano-terbohet-pas-zevendesimit/

United renditet në vendin e gjashtë të Premier League dhe turneu i vetëm, ku është ende në garë vetëm Champions League.

Cristiano mësohet se është i lumtur në Manchester dhe ka në plan të vijojë të luajë me “Djajtë e Kuq” edhe sezonin e ardhshëm, por vendimi i 37-vjeçarit, do të varet shumë me atë që do të bëjë klubi me trajnerin gjerman. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/11/manchester-united-behet-me-dy-cristiano-ronaldo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos