Arena e Kukësit, shtyhet edhe me një muaj inaugurimi i stadiumit

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 14:15 | Futboll
Arena e Kukësit, shtyhet edhe me një muaj inaugurimi i stadiumit

Edhe pse u përfol prej shtatorit të vitit 2021 se Kukësi do të kthehej t’i luante ndeshjet në shtëpi, kur kanë kaluar pesë muaj, situata nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, data e inaugurimit të stadiumit të ri, është shtyrë sërish. Skuadra e Longos, do të kthehet të luajë në Kukës, pas afro një muaji.

Edhe pse struktura ka përfunduar plotësisht, impianti ka ende disa probleme teknike që duhen zgjidhur, teksa edhe tapeti i fushës ka nevojë për kohë, që bari të rigjenerohet. Përveçse shtëpia e re e Kukësit në kampionat, stadiumi i ri do të përdoret edhe për ndeshjet e kupave të Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos