Pas Kolegjit, Basha mbledh Kryesinë, zbardhen emrat 12 anëtarëve të pranishëm në takim

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 21:20 | Politikë
Pas Kolegjit, Basha mbledh Kryesinë, zbardhen emrat 12 anëtarëve

Kreu i sapozgjedhur i PD zyrtare, Lulzim Basha ma mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet që të diskutohet në lidhje me veprimtarinë politike të PD-së përgjatë muajit gusht si dhe në lidhje Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet në shtator.

Në mbledhje Bashës i janë bashkuar 14 anëtarë të kryesisë, konkretisht: Lulzim Basha, Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Arbi Agalliu, Gazmend Koduzi, Mirela Karabina, Oriola Pampuri, Gentian Gaba, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Merita Bakiu, Xhemal Gjunkshi, Enkelejd Alibeajt dhe Indrit Sefa.

Ndërkohë grupi i Gazment Bardhit siç duket ka bojkotuar mbledhjen.

Të pranishëm në mbledhje janë:

1-Fitim Zekthi

2 -Taulanda Jupi

3 -Arbi Agalliu

4 Gazmend Koduzi

5 Oriola Pampuri

6 Gentian Gaba

7 Kreshnik Çollaku

8 Flutura Açka

9 Merita Bakiu

10- Xhemajl Gjunkshi

11- Enkelejd Alibeaj

12 Taulant Zeneli

13. Endri Hasa

14. Indrit Sefa

Ndërkohë, mungojnë Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, të cilët janë mbështetës të Lulzim Bashës.

Nuk janë të pranishëm:

1-Gazment Bardhi

2-Helidon Bushati

3-Lefter Geshtenja

4-Saimir Korreshi

5-Bledjon Nallbati

6-Dhurata Cupi

7-Dashnor Sula

8-Juela Hamati

9-Jonila Godole

Kujtojmë se Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë Kryesie.

Dje pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi votuesit, strukturat e partisë si dhe kandidatin tjetër të kësaj gare, Gjergji Hanin, ndërsa tha se se kjo ditë nuk shënon votën për një individ, por nisjen e një pune të menjëhershme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/30/nje-dite-pas-rikonfirmimit-si-kryetar-i-pd-zyrtare-basha-ben-mbledhjen-e-pare-ja-kush-ishin-thirrur/
https://a2news.com/2023/07/29/basha-flet-si-kryetar-i-pd-sot-pervishemi-per-betejen-e-radhes/
https://a2news.com/2023/07/29/basha-fiton-zgjedhjet-ne-pd-reagon-gazment-bardhi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos