Pas Kongresit të Arsimit, gjuhëtarët: Disa propozime se si të ruajmë shqipen

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 13:27 | Aktualitet
Pas Kongresit të Arsimit, gjuhëtarët: Disa propozime se si

Kongresi i Arsimit, i pari i këtij lloji deri më tani, u mbyll. Nuk pati vendime konkrete. Madje, ministrja Evis Kushi zgjodhi të pyesë për nismat që do të duhen për mbrojtjen e shqipes.

Meqë pyetjet mbetën pa përgjigje nga kjo sallë, disa të tilla i morëm nga gjuhëtari Rami Memushaj.

Gjuhëtarët kërkojnë nisma serioze për mbrojtjen e gjuhës, për të mos patur fundin e projektligjit të shqipes, që sipas Memushajt, është harruar në sirtaret e Kuvendit.

Dekadën e fundit, gjuhëtarët kanë ngritur alarmin për keqpërdorimin e gjuhës shqipe, duke propozuar rishikimin e teksteve, ndarjen e gjuhës nga letërsia dhe shtrirjen e saj edhe në arsimin e lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos