Pas Mallakastrës, Rithemelimi vijon me zgjedhjen e krerëve të degëve

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 12:11 | Politikë
Pas Mallakastrës, Rithemelimi vijon me zgjedhjen e krerëve të

Pas zgjedhjeve që u zhvilluan në degën e PD në Mallakastër, ku nga 369 votues, Resmi Shanaj u zgjodh  si kreu i degës me 277 vota, Komisioni i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet  edhe në  degët e Fierit, Selenicës dhe Fushë Krujës.

Zgjedhjet kanë nisur prej orës 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00, ku demokratët do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri degëve përkatëse.

Në garë për degën e Fierit janë Rrapi Gjika, Vladimir Kajolli dhe Gentian Varfi, në Fushë Krujë garojnëë Agron Loka dhe Aqif Mesi, ndërsa në Selenicë Gazmir Beqaj është përballë Leonard Rakipajt.

Pak javë më parë komisioni shpërndau formularët për anëtarët e PD, të cilët dëshironin të bëheshin pjesë e proceseve zgejdhore që do të mbaheshin në bazën e PD. Në këtë formular përcaktoheshin kriteret që duhet të plotësonin kandidatët për kreun e degës.

Afati për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të PD në rreth ishte deri më 10 prill, por është marrë një vendim që ai të shtyhet deri më datë 20 të këtij muaji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos