Pas skandalit të pagave, publikohen edhe targat

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 13:37 | Aktualitet
Pas skandalit të pagave, publikohen edhe targat

Pas skandalit të publikimit të pagave, në rrjetet sociale po qarkullon edhe një databazë me targat e makinave.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal për “shpërdorim detyre” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, në lidhje me çështjen e pagave.

Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për të kryer veprime në tre institucione, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe në Drejtorinë të Përgjithshme të Tatimeve.

Paraditen e së mërkurës, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin e rastit. Burime pranë kësaj prokurorie konfirmuan se një grup qytetarësh paraqitën një kallëzim ku kërkonin hetimin e publikimit të të dhënave të tyre personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos