Skandali me pagat, juristi u bën thirrje shqiptarëve: Të bëjmë 630 mijë padi në prokurori

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 22:37 | Aktualitet
Skandali me pagat, juristi u bën thirrje shqiptarëve: Të

Juristi Ledio Braho, i ftuar në Absolut 4, u bëri thirrje 630 mijë shqiptarëve të prekur nga skandali i publikimit të pagave të bëjnë një kallëzim për këtë shkelje që iu është bërë. Ai theksoi se, ndoshta në këtë mënyrë, institucionet e drejtësisë do të kuptonin rëndësinë e asaj që ka ndodhur.

“Në momentin që shohim një shtet kaq apatik, institucione drejtësie kaq apatike, mendoj se ka ardhur momenti që një veprim të bëhet. Janë 630 mijë shqiptarë ndaj të cilëve është kryer një vepër penale. Nëse secili prej këtyre 630 mijë shqiptarëve të bënte një denoncim në prokurori, atëherë kjo mund ta bëjë këtë institucion të kuptojë rëndësinë e kësaj që ka ndodhur.

Duke bërë kështu debate televizive, statuse në Facebook, mbase askush nuk e merr seriozisht. Hajde, të gjithë shqiptarët të bëjmë një akt procedurial të vëmë këto institucione në lëvizje. Këtu pak gjëra kanë ngelë për të dalë”, u shpreh Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos